Rrahen mes vete 3 të rinj në Prizren, njëri përfundon në spital

Në qendër të Prizrenit janë rrahur mes vete tre të rinj.

Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa një është dërguar në Emergjencë pasi ka pësuar lëndime, shkruan Indeksonline.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot rreth orës 10:37 në rrugën ‘Remzi Ademaj’ ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave.

Dy prej tyre janë arrestuar, kurse një është dërguar në Emergjencë për tretman pasi dyshohet se ka lëndime nga përleshja fizike. Me rastin po merren hetimet e stacionit policor në Prizren”.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet