Rrahim Tërnava kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zyrtarizuar kandidaturën e Rrahim Tërnavës për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj tha se Tërnava përfaqëson vlerat e një qeverisje të dinjitetshme.

“Është ditë e veçantë për komunën por edhe për Kosovën meqenëse sot po e bëjmë publike kandidaturën e Rrahim Tërnavës. Fushë-Kosova është një komunë strategjike me një kandidatë që përfaqëson vlerat më të mira”.

“Jam i lumtur që në këtë ditë të bukur shoh sot shume qytetarë të Fushë Kosovës për ta mbështet kandidaturën e Ternavës”.

“Nuk ka qytet që këto vitet e fundit është ndërtua më shume se Fushë-Kosova dhe nuk ka qytet që është degraduar më shumë. Burimi që është kryetar i kësaj komune është burim i degradimit pa vizon e plan për përmirësimin e jetës në Fushë-Kosovë”.

“Jam këtu që sot ta shpalli zyrtarisht Rrahim Ternavën kandidat për kryetar të Fushë Kosovës”.

“Tërnava e përfaqëson modelin e qeverisjes së PDK-së. PDK punon e ndërton si shembull kemi komunën e Ferizajt.  Tërnava është shembulli më i mirë sesi përmes vullnetit dhe vendosshmërisë të ndryshoj jetën në Fushë-Kosovë. Nuk ka komunë që ka pasur degradim më të madh se kjo komunë në fushën e arsimit sidomos gjatë pandemisë. Nuk njoh tjetër komunë që ka papastërti e bërllok si Fushë-Kosova. Nuk njoh komunë që qytetarët janë të pasigurt si në këtë komunë. Tërnava është për t’i thënë mjaftë degradimit në çdo drejtim të jetës. Tërnava i tejkalon dallimet partiake dhe ja kthen krenarinë, dinjitetin e ndryshimin kësaj komune”.

Kategoritë
LajmeVendi