Rrëfimi i Vojvodës për Marca: I fshehur nën traktor, bombat, netët në pyll, i ndarë nga babai i tij

Mërgim Vojvoda ka rrëfyer një pjesë të së kaluarës së tij, deri në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

E gjithë kjo u zhvillua në një intervistë për Marca, duke shfaqur dhimbjet e popullit tonë gjatë luftës së fundit.

“Rrëfimi i Mërgim Vojvodës është një tjetër pa fund. Prindërit e tij ishin të shqetësuar dhe vendosen ta largojnë në veri. Lojtari i Torinos u detyrua të largohet nga shtëpia dhe të fshihet derisa ndodheshin bombardimet e Serbisë”.

“Ishte vetëm 3-vjeçar kur toka e tij u mbush me gjak. Babai i tij, ushtar e kuptoi se nuk largohej, më e keqja do t’i priste aty. Me gruan dhe katër fëmijët, ai u largua për në mal. Mërgim nuk harron këtë: “Kemi jetuar në mal për disa muaj duke ikur nga bombat. U fshehëm nëpër traktorë. Duhej të flinim në vend të hapur, të lodhur, uritur, ishte ftohët dhe s’kishim ujë”.

“Familja e Vojvodas me sukses kaloi në Republikën Çeke, por nuk mbaroi me kaq. Babai, vëllai dhe njëra nga motrat e Mërgimit u arrestuan që hynë në shtet në mënyrë ilegale. Për javë familja e tyre ishte e thyer. Se bashku me nënën dhe dy vëllezërit, ata duhet të shpëtonin në kushte të tmerrshme. Gjashtë muaj më vonë, u ribashkuan dhe gjetën mënyrën përmes të dalin në një shtet tjetër përmes mijëra refugjatëve duke përfshirë tezën e Mërgim, pra kaluan në Belgjikë”.

Jeta e re

Tani, Vojvoda ka gjetur paqe, por me dhimbjen se shumë njerëz që i ka njohur nuk do t’i sheh sërish.

Në moshën 16-vjeçare kaloi te Standard de Liege, më pas u huazua te St.Truiden, me premtimin që do rikthehej sërish në ekipin e parë.Ata e gënjyen. Në moshën 20-vjeçare u dërgua te Carl-Zeiss Jena, skuadër që ka humbur në kategoritë e futbollit gjerman. I dëshpëruar një dhomë hoteli duke fituar 600 euro për muaj, Mërgim ishte i shqetësuar. Në fakt, aq shumë sa mendoi të largohej dhe të kërkonte punë. Por, vendosi të mos dorëzohej.

Dhe pastaj kishte të drejtë. Mouscro vendosi ta blejë nga Standard për 1.2 milionë euro. Sot është një lojtar i rëndësishëm i Torinos.

Vojvoda ka kontratë si futbollist elitar. Por, nuk ka harruar nga vjen: “Fitojë para sa asnjëherë nuk e kam menduar, kam gjëra që asnjëherë nuk i kam imagjinuar, por nuk harrojë se nga vijë. E di çfarë kushton të fitojë para dhe jam krenar për këto arritje”, kishte thënë në një intervistë për “Le Soir”, transmeton lajmi.

E kaluara bën që të shikojë gjithë te Kosova. Për këtë arsye, kur FIFA i hapi derën, nuk hezitoi. Pranoi të kalonte te Kosova. Në 10 nëntor 2016, ishte ditë e mirë për të, ngase mori lejen të përfaqësonte Kosovën.

Rekordi i Kosovës

Me 11 qershor 2017 (1-4 kundër Turqisë), ai debutoi me Kosovën. Ka zhvilluar 38 ndeshje, një numër që vetëm Rrahmani e barazon.

Në Prishtinë, Spanja do këtë përball një lojtar që e shikon ndeshjen si betejë: “Për mua, të luajë për Kosovën është si të jem në luftë sërish. Erdha si ushtar të mbrojë shtetin time, shtëpinë time”.

Kosova ëhstë sonte (e mërkure) nikoqir i Spanjës në takimin që luhet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. /Telegrafi/

Kategoritë
Sport