Rregullat e reja në futboll do të testohen në turneun e të rinjve

Ditëve të fundit po përmenden disa ndryshime rrënjësore të rregullave të futbollit.

30 minuta një pjesë dhe koha të ndalohet kur topi nuk është në lojë, zëvendësime pa limit, rivëniet anësore të kryhen me këmbë dhe jo me duar si dhe kartoni i verdhë e dërgon lojtarin pesë minuta jashtë loje.

Këto janë rregullat që po përmenden e që do të jetësohen në një turne për futbollistët e rinj.

PSV, AZ Alkmaar, Leipzig dhe Club Brugge do të marrin pjesë në turne, që është bërë eksperimenti i FIFA-s për të testuar pesë rregullat që më vonë mund të implementohen në futbollin profesionist.

Kategoritë
Sport