Rrëmbehen 300 vajza në Nigeri

Persona të armatosur rrëmbyen mbi 300 vajza pasi bastisën të premten një konvikt në veriperëndim të Nigerisë.

Bëhet fjalë për pengmarrjen e dytë të këtij lloji në thuajse një javë, në një rajon që vazhdimisht është vënë në shënjestër nga militantët dhe bandat kriminale.

Një zyrtar i policisë bëri të ditur se rrëmbimi kishte ndodhur në qytetin Jangebe, në orët e para të mëngjesit, me orën locale, raporton euronews.al.

Pengmarrjet në shkolla kryheshin fillimisht nga grupet xhihadiste Boko Haram dhe Shteti Islamik i provincës së Afrikës Perëndimore, por së fundmi taktikat e tyre janë kopjuar edhe nga grupe të tjera militantësh

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet