Rreth 150,000 ukrainas përdorin rrjetin satelitor të Internetit, Starlink – çdo ditë

Rreth 150,000 ukrainas përdorin rrjetin satelitor të Internetit Starlink çdo ditë, sipas të dhënave nga Ukraina.

Numri i përdoruesve aktivë ditorë bazohet në “të dhëna të përafërta” të shpërndara nga ministri ukrainas Mykhailo Fedorov në Twitter, përcjell Telegrafi.

Fedorov kërkoi ndihmë nga drejtori i SpaceX, Elon Musk, menjëherë pasi Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë për të mundësuar përdorimin e internetit satelitor në këtë vend, dhe biznesmeni dhe miliarderi amerikan u përgjigj pozitivisht pas dhjetë orësh.

Kategoritë
BotaLajme