Rreth Nesh

Gazeta e Re është një medium që përpiqet të krijojë shteg kundër rrjedhës, duke synuar të përfaqësojë interesin e qytetarit të thjeshtë, apriori anën humane të tij.

Vetëdija kritike është një standard më i lartë i synuar i cili do të ndërtohet jo vetëm duke u mbështetur në një informim të shpejtë, por edhe të saktë e të drejtë. Skllavërimi i mendimit dhe kontrolli mbi mendimin, duke e mbytur vetëdijen kritike përmes mediumeve që i shërbejnë politikës ditore, është një dukuri aktuale jo vetëm tek ne. Për këtë shkak, mediumi ynë zotohet që ta luftojë këtë lloj skllavërie, përmes lirisë së fjalës sepse siç e thotë Gëte: “Skllavëria më e madhe është të mos kesh liri, e të mos konsiderohesh i lirë. ”

Telefoni: +377 45 480 436 ( Whatsapp / Viber )
E-mail: [email protected]