Rrëzohet një avion F-16 i forcave ajrore greke

Piloti është larguar nga avioni nëpërmjet sistemit të katapultimit pak para rënies dhe është në gjendje të mirë shëndetësore

Një avion luftarak i tipit F-16 i Forcave Ajrore të Greqisë ka pësuar një aksident gjatë një fluturimi stërvitor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin grek, piloti i avionit F-16 që u rrëzua pranë rajonit të Andravidës në gadishullin e Peloponezit ka shpëtuar pa lëndime.

Siç njoftohet, piloti është larguar nga avioni nëpërmjet sistemit të katapultimit pak para rënies dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kategoritë
BotaLajme