Rriten çmimet e gazit në Evropë për shkak të krizës në Ukrainë

Çmimi i gazit natyror sipas kontratave të marsit në TTF, një platformë virtuale e tregtimit të gazit natyror me seli në Holandë, javën e kaluar ishte rreth 77 euro.

Pas përshkallëzimit të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, çmimi i gazit natyror sipas marrëveshjeve të marsit në Evropë është rritur me 14 për qind, në 88 euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çmimi i gazit natyror sipas kontratave të marsit në TTF, një platformë virtuale e tregtimit të gazit natyror me seli në Holandë, javën e kaluar ishte rreth 77 euro.

Kontratat e gazit natyror u rritën me 14 për qind në 88 euro në ditën e parë të tregtimit të javës. Çmimet vitin e kaluar në këtë kohë ishin 18 euro.

Vendet e Bashkimit Evropian aktualisht importojnë 90 për qind të gazit natyror. Rusia është vendi që furnizon më së shumti gaz natyror në Evropë.

Moska ka vendosur më shumë se 100 mijë në kufi me Ukrainën, duke rritur frikën se Kremlini mund të nisë një ofensivë ushtarake kundër fqinjit të tij ish-sovjetik.

Rusia ka mohuar përgatitjen për një pushtim dhe ka akuzuar vendet perëndimore për minimin e sigurisë së saj duke zgjeruar NATO-n drejt kufijve të saj.

Kategoritë
BotaLajme