Rritet në 20 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Miami

128 persona ende mbesin të zhdukur, njoftoi kryebashkiakja e Miami-t

Numri i të vdekurve si rezultat i shembjes së pjesshme të një ndërtese 13-katëshe në rajonin Surfside të Miami-t në shtetin Florida të SHBA-së më 24 qershor është rritur në 20, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryebashkiakja e Miami-t, Daniella Levine Cava, në një konferencë për shtyp tha se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë arritur të gjejnë dy kufoma të tjera në rrënoja.

Nga dy të vdekurit sot, një është vajza shtatëvjeçare e një zjarrfikësi që merrte pjesë në aktivitetet e shpëtimit, tha Cava, duke shtuar se 128 persona ende mbesin të zhdukur.

Cava tha se numri i të pagjeturve ishte 145 dje, por numri u ndryshua pasi disa persona të regjistruar si të zhdukur njoftuan autoritetet se nuk gjenden nën rrënoja.

Ndryshe, gjysma e ndërtesës luksoze 13-katëshe me 270 apartamente në Miami Beach u shemb papritmas më 24 qershor.

Kategoritë
BotaLajme