Rritet në 24 numri i dëshmorëve pas sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

Numri i dëshmorëve në sulmet e mbrëmshme (e hënë) në Gazë u rrit në 24 ndërsa i të plagosurve në 103.

Numri i dëshmorëve në sulmet e mbrëmshme (e hënë) në Gazë u rrit në 24 ndërsa i të plagosurve në 103.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, humbja totale e jetëve u rrit në 24 si pasojë e 3 martirëve të tjerë pas sulmeve të fundit.

Një zyrtar nga ekipet e Mbrojtjes Civile tha se vdekjet në sulmet e fundit ndodhën në një shtëpi në perëndim të Gazës, një nga tre personat që humbën jetën në shtëpi ishte një grua dhe tjetri ishte një palestinez me aftësi të kufizuara.

Kurse në deklaratën e bërë më parë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë bëhej e ditur se 21 persona kishin rënë dëshmorë, 9 prej të cilëve fëmijë dhe 95 të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Mbrëmjen vonë të ditës së hënë, ushtria izraelite kishte deklaruar se kishte filluar një operacion ushtarak në Rripin e Gazës, kishte ndërmarrë sulme ajrore pasi ishin hedhur shumë raketa nga Gaza në jug të vendit (Izraelit).

Kategoritë
BotaLajme