Rritet numri i kthimit të foshnjave

Numri i foshnjave që po braktisen nga prindërit e tyre ka nisë të shtohet në muajt e parë të këtij viti.

Vetëm në Prishtinë janë 11 fëmijë prej të cilëve tetë u kthyen në bashkim familjar ndërkaq tre nën kujdesin e Departamentit të Mirëqenies Sociale.  Nën kujdesin familjar shumë foshnje u kthyen edhe vitin e kaluar ku nga 39, 20 u bashkuan me familje, ndërkaq 19 shkuan në përkujdes të departamentit përkatës, njofton Klan Kosova.

Rastet kur prindërit binden t’i marrin fëmijët e braktisur janë shtuar edhe në Gjakovë. Nga katër tentativa për braktisje, të gjithë u bindën që të marrin në përkujdesje fëmijët, por me ndihmë financiare nga Qendra për Punë Sociale.

Një tentativë braktisje kishte edhe në Pejë, ndërsa në Prizren, në muajt e parë të këtij viti janë lënë pa përkujdesje dy foshnje, më shumë se gjithë vitin e kaluar që ishte një. Ndërkaq në Gjilan 2020-ën ishin 2 raste, ndërkaq tash nuk ka. As vjet e as sivjet deri në maj nuk ka foshnjë të braktisura në Mitrovicë.

Ndërkaq në polici ku këto raste kategorizohen si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, nga janari në mars janë evidentuar 25 raste.

Kategoritë
LajmeVendi