Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 264 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131.

Në total numri i rasteve aktive është 1.251.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kategoritë
BotaLajme