Rrjedhja e naftës nga Siria shkon drejt Qipros shkaku i ndryshimit të erërave

Zyrtari qipriot turk thotë se era do të vazhdojë të jetë efektive deri në orën 15, duke kërcënuar brigjet lindore dhe veriore

Drejtimi i një njolle masive të naftës nga brigjet mesdhetare të Sirisë është kthyer drejt brigjeve të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), deklaroi një zyrtar qipriot turk të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Hüseyin Amcaoğlu, i cili kryeson Komitetin e Krizave të formuar nga qeveria qipriote turke, duke folur rreth rrjedhjes së naftës, tha se kjo kthesë u shkaktua nga ndryshimi i rrymave të erës që do të vazhdojë deri në orën 15:00 me kohën lokale dhe që kërcënon brigjet lindore dhe veriore të ishullit.

Amcaoğlu gjithashtu tha se erërat që fryjnë nga veriu dhe lindja mund të ridrejtojnë edhe një herë naftën e rrjedhë nga Siria drejt bregdetit të TRNC.

Era pritet të fryjë në drejtim të TRNC-së për gjashtë orë të shtunën, shtoi ai, duke vënë në dukje se deri më tani nuk ishte zbuluar ndotës në bregdetin e vendit.

Sipas mediave të regjimit pro-Assad, burimi i rrjedhjes së naftës ishte termocentrali në qytetin veriperëndimor të Sirisë, Baniyas, i cili ndodhet në bregdetin e Mesdheut.

Kategoritë
BotaLajme