RTK-së për tre muaj i ndahen 2.8 milionë € – përplasen Lekaj e Rrahmani: Jeni ende praktikant

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka miratuar raportin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën prill-qershor 2021, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo anëtarët e kanë miratuar kërkesën e RTK-së për ndarjen buxhetore prej 2 milionë e 800 mijë euro për tre mujorin e tretë.

Pyetjet e deputetëve të VV-së kanë sjellë debat të ashpër, e për këtë ka reaguar deputeti i AAK-së Pal Lekaj.

Lekaj i’u është drejtuar deputetëve të pozitës se pyetjet e tyre janë të përsëritura dhe nuk kanë të bëjnë me raportin tre mujor.

Mirëpo deputeti i VV-së Eman Rrahmani i’u është drejtuar deputetit Lekaj se nuk e ka lexuar mirë raportin.

Ndërsa në kundërpërgjigje deputeti nga radhët e AAK-së i ka thënë Rrahmatit “mos fol pa lidhje”, pasi që nuk është 24 orë me të dhe nuk mund ta di a e ka lexuar raportin apo jo.

Madje Lekaj i tha Rrahmani se ai është ende praktikant.

“Unë e kam të pa qartë a kemi të bëjmë me raport vjetor që po i shtroni këto pyetje apo me raport tre mujor, dhe nuk po shoh ndonjë pyetje që ka të bëjë me shpenzuesmërinë e parasë publike. Ti nuk je 24 orë me mu dhe nuk e dinë a e kam lexu raportin je ende praktikant, mos fol pa lidhje”.

Derisa ka vazhduar raportimi, Drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati ka folur për veturat me qera të cilat janë në shfrytëzim nga stafi i RTK-së. Kastrati tha kontrata është pesë vjeçare derisa tenderi ka qenë publik.

E borxhi ndaj ARKEP-it nuk është paguar që shtatë vite, e Kastrati thotë se janë duke bërë një marrëveshje me ta për ta paguar me këste. Ai theksoi se marketingu është plotësuar aq sa ka qenë i planifikuar.

Mirëpo, për kontratën e makinave ai tha se e ka gjetur, por që e ka quajtur pyetje sugjestive se a do ta kishte nënshkruar të njëjtën kontratë.

“Jemi munduar që të paraqesim të gjitha ato që janë dërguar në këtë raport mundet me pas ndonjë gabim, por jemi të gatshëm që ta për përmirësojmë. Gjatë tre mujorit të dytë ka qenë kampionati Evropian edhe marketingu sa është planifikuar është përmbushur”.

“Over-drafti ka qenë i miratuar nga bordi i RTK-së dhe arsyet pse e kemi marr kanë qenë për shkak të borxheve, e kemi ngjarjen më të madhe që është Olimpiada pasi që na kanë dërguar online kërkesën për pagesën për çështje teknike. Autmojetet me qera kontrata është pesë vjeçare”.

“Është pyetje sugjestive se a e kisha nënshkruar këtë kontratë, unë mendoj që nuk është kontratë e keqe për shkak se të gjitha institucionet i kanë veturat me qera, tenderi ka qenë publik, vlera ka qenë e parashikuar. Jemi taku me zyrtarët e ARKEP dhe jemi duke e bërë një marrëveshje për me paguar borxhin me këste”.

Kastrati tha se janë paguar të gjitha kontributet ndaj punëtorëve. Ai shtoi se shumicën e lëndëve i ka fituar RTK-ja.

“E them me përgjegjësi të plotë që janë paguar të gjitha kontributet deri tash. Sa i përket cështjeve gjyqësor përmbarues, sigurisht që ka pasur lëndë për të cilat janë lëndë të cilat i ka fituar RTK dhe në bazë të asaj që kam informata nuk është se rrezikohemi prej ndonjë lënde, ndërsa numrit të punëtorëve RTK prej vitit në vit është duke ulur numrin e punëtorëve, RTK ka ligjin e vet këta me kontrata dhe shërbime e kanë të rregulluar me ligjin e punës, momentin që bëhet Bordi dhe e ndryshojnë rregulloren ne punojmë sipas asaj rregullore”.

Deputeti i VV-së Visar Korenica ka kërkuar nga përfaqësuesit e RTK-së që raportin ta elaborojnë më në detaje.

“Po mendoj që kjo hyrje e juaj në mungesë të informatave është e rëndësishme që ju me i shpaloj komplet programet dhe shpenzimet e anë ndodhur në tre mujorin që keni ardh me raportuar, kjo hyrje e thjeshtë mu nuk më bindë për përgjegjësinë që e keni si drejtor. Pjesa e automjeteve me qera kur përfundon kjo dhe sa ka me zgjat”.

Kryesuesi i Komisionit, Armend Muja tha se shumica e borxheve të RTK-së janë ndaj institucioneve publike, e që shuma e tyre është afër 2 milionë.

“Të pa paguara dhe për një veturë Pegeuot, RTK-ja për pesë vjet paguaj 30 mijë euro, ku me kosto të përgjysmë ishte marr për ta blerë krejt. I keni afër 2 milionë euro fatura të pa paguara. KPM-së i kemi obligim prej 180 mijë euro”.

Kategoritë
LajmeVendi