RTQV – Rivarrosen mbetjet mortore të fëmijëve turq martirë të masakruar nga grekët në vitin 1974

Mbetjet mortore të 11 fëmijëve dëshmorë të turqve qipriotë që u martirizuan nga grupi terrorist EOKA-B më 14 gusht 1974 në fshatrat Murataga dhe Sandals, u varrosën me një ceremoni shtetëror.

Mbetjet mortore të 11 fëmijëve dëshmorë të turqve qipriotë që u martirizuan nga organizata terroriste EOKA-B më 14 gusht 1974 në fshatrat Murataga dhe Sandals në Qipro dhe identifikimi i të cilëve u përfundua si rezultat i gërmimeve, u varrosën me një ceremoni shtetërore.

Një ceremoni varrimi u mbajt (dje) në Varrezat e Martirëve Murataga-Sandals në Gazimagusa për 11 fëmijë martirë, të cilët u identifikuan përmes testeve të ADN-së gjatë gërmimeve të kryera nga Komiteti i Personave të Zhdukur në fshatin Murataga.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar tha në ceremoni se grekët filluan përpjekjet për masakrën kundër turqve qipriotë me ngjarjet e përgjakshme të Krishtlindjeve më 21 dhjetor 1963, pastaj vazhduan sulmet e tyre kundër turqve në pika të ndryshme dhe martirizuar shumë turq qipriotë.

“Qipriotët grekë menduan se pasi populli turk qipriotë të kalonte gjenocidin dhe spastrimin etnik, ishulli do të lidhej me Greqinë. Sigurisht që ne rezistuam. Me ndërhyrjen e Turqisë në 1974, ne tani po vazhdojmë të jetojmë të lirë dhe të pavarur në Qipro në mënyrë të nderuar dhe dinjitoze”, deklaroi Tatar.

Duke theksuar se ata kurrë nuk duan të kthehen në Qipron e para vitit 1974, Tatar tha se për të jetuar të pavarur dhe të lirë duhet të vazhdojë garancia efektiv dhe de facto e Turqisë.

Më pas mbetjet mortore u varrosën në varrezat e dëshmorëve me lutje.

Kategoritë
BotaLajme