Rubla ruse arrin nivelin më të mirë që nga prilli i vitit 2018

Rubla u bë monedha me rezultatet më të mira në botë këtë vit me ndihmën e kontrolleve të kapitalit dhe masave të tjera financiare nga qeveria ruse

Rubla ruse arriti sot nivelin më të mirë në katër vjet kundrejt dollarit amerikan, për shkak të hapave të Moskës për të mbështetur monedhën e saj kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke shënuar rënie deri në 150 kundrejt dollarit në fillim të marsit pas fillimit të luftës kundër Ukrainës, monedha ruse më pas shënoi rritje në kursin e këmbimit dollar/rubël, duke arritur sot në 57,1.

Rubla u bë monedha me rezultatet më të mira në botë këtë vit me ndihmën e kontrolleve të kapitalit dhe masave të tjera financiare nga qeveria ruse

Kategoritë
BotaLajme