Rusët kryesojnë turistët që pushuan në Antalie në 2020

Nga 3 milionë e 512 mijë e 910 turistë që vizituan Antalien vitin e kaluar 1 milion e 509 mijë e 648 ishin mysafirë të ardhur nga Rusia.

Antalie, e cila është një ndër destinacionet e rëndësishme të turizmit në botë, u jep besim mysafirëve të saj edhe gjatë epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Ajo nuk shquhet vetëm për plazhet e saj, por edhe për bukuritë e saj historike dhe natyrore, qytetet antike dhe komplekset luksoze të akomodimit.

Në qytet, i cili pret me miliona turistë çdo vit, u ofrua mundësia për pushime të shëndetshme dhe të sigurta në kuadër të “Programit të Certifikimit të Turizmit të Sigurt”, një program i iniciuar gjatë pandemisë në koordinim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

Vitin e kaluar Antalien e vizituan 3 milionë e 512 mijë e 910 turistë.

Renditja e vendeve që kanë dërguar më së shumti turistë në këtë qytet, i cili falë masave të marra gjatë periudhës së epidemisë është bërë adresa e pushimeve të shëndetshëm dhe të sigurta, është e tillë: Rusia me 1 milion e 509 mijë e 648 turistë, Ukraina me 557 mijë e 765 mysafirë, Gjermania me 346 mijë e 319 turistë, Anglia me 211 mijë e 881 mysafirë dhe Polonia me 90 mijë e 751 turistë.

Kategoritë
BotaLajme