Rusi, një ish-ushtarak vret 2 persona pasi i kërkohet të vendos maskën

Policia ruse njoftoi se si pasojë e të shtënave, dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, përfshirë një vajzë 10-vjeçare

Një ish-ushtarak ka hapur zjarr në një zyrë të shërbimit publik në Moskë pasi iu kërkua të mbulojë fytyrën me maskë në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia ruse njoftoi se si pasojë e të shtënave, dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, duke përfshirë një vajzë 10-vjeçare.

Sulmuesi, i identifikuar si Sergey Glazov, u arrestua në vendngjarje nga një oficer i policisë së emigracionit.

Policia theksoi se Glazov ishte në gjendje të çrregulluar gjatë kryerjes së krimeve dhe ai do të dërgohet për ekzaminim psikiatrik.

Siç njoftoi policia, Glazov, i cili mbante edhe një thikë, qëlloi me armë ushtarake të paregjistruar.

Komiteti hetues i Rusisë ka hapur një çështje penale nën akuzat për vrasje dhe trafikim të paligjshëm të armëve.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Kategoritë
BotaLajme