Rusi: Numër rekord të rasteve ditore me COVID-19, mbi 41 mijë të tilla vetëm në 24 orët e fundit

Rusia ka regjistruar numrin e saj rekord të rasteve ditore me koronavirus, pavarësisht se është në mesin e “një periudhe pushimi” njëjavore të shpallur nga qeveria në përpjekje për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Sipas shifrave të publikuara nga qeveria mëngjesin e së shtunës, 41 mijë e 335 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, një rekord ky që nga fillimi i pandemisë, transmeton Klankosova.tv

Ky vend ka regjistruar gjithashtu 1 mijë e 888 vdekje gjatë së njëjtës periudhë, një shifër pak më e vogël se në statistikat e së premtes.

Rusia është vendi më i prekur në Evropë, me më shumë se 8.7 milionë raste që nga fillimi i krizës shëndetësore dhe një numër vdekjesh prej afro 450 mijë deri në fund të shtatorit.

Kategoritë
BotaLajme