Rusi, organizohet dasma e parë e familjes mbretërore pas 100 vitesh

George Romanov, anëtar i familjes Romanov, u martua me shkrimtaren italiane Rebecca Bettarini në Katedralen e Shën Isakut në Shën Petersburg.

George Romanov, anëtar i familjes Romanov, dinastia e fundit mbretërore ruse, u martua në dasmën e parë mbretërore të mbajtur në Rusi pas më shumë se 100 vjetësh.

Romanov u martua me shkrimtaren italiane Rebecca Bettarini në Katedralen e Shën Isakut në Shën Petersburg.

Shumë të ftuar morën pjesë në ceremoni, e cila tërhoqi vëmendjen si dasma e parë mbretërore e mbajtur në Rusi pas një shekulli.

40-vjeçari George Romanov, anëtar i familjes Romanov, dinastia e fundit e carit rus, i cili u vra nga bolshevikët, banon në Spanjë.

Cari i fundit i Perandorisë Ruse, Nikolla II, u vra nga bolshevikët në vitin 1918 me gruan dhe pesë fëmijët e tij.

George Romanov lindi në Madrid si djali i Dukeshës së Madhe Maria Vladimirovna Romanova, që ishte mbesa e kushëririt të Nikollait, Dukës së Madh Kiril.

Kategoritë
BotaLajme