Rusia dhe Pakistani nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni të gazit

Projekti i gjatë 1.100 kilometra planifikon të bartë 12,4 miliardë metra kub gaz natyror në vit

Ministria e Energjisë e Rusisë ka bërë të ditur se Rusia dhe Pakistani nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar tubacionin e gazit natyror “Pakistan Stream”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga ministria theksojnë se marrëveshjen e nënshkruan ministri rus i Energjisë, Nikolai Shulginov, dhe ambasadori i Pakistanit në Moskë, Shafqat Ali Khan.

Projekti i gjatë 1.100 kilometra, i njohur më parë si “Tubacioni Veri-Jug”, planifikon të bartë 12,4 miliardë metra kub gaz natyror në vit. Emri i projektit u ndryshua në “Pakistan Stream” së bashku me strukturën e tij të partneritetit kundër rrezikut të sanksioneve amerikane ndaj kompanive ruse.

Megjithëse vendet nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare mbi projektin në vitin 2015, projekti është shtyrë për disa arsye.

Ministria tha në një deklaratë se kompanitë e të dy vendeve do të fillojnë së shpejti të zbatojnë projektin i cili do të kontribuojë në sigurinë e energjisë së Pakistanit.

Kategoritë
BotaLajme