Rusia do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, kërkon pjesëmarrje në Botëror

Unioni Rus i Futbollit tha të enjten se do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër vendimeve të FIFA-s dhe UEFA-s për të ndaluar ekipet kombëtare ruse nga garat ndërkombëtare.

Suspendimi nga FIFA dhe UEFA erdhi pasi Rusia e sulmoi ushtarakisht Ukrainën.

Unioni tha në një deklaratë se do të ngrejë një padi kundër dy organeve qeverisëse për të kërkuar që ekipet kombëtare ruse të meshkujve dhe femrave të lejohen të konkurrojnë.

Duke përfshirë këtu kualifikimin për Kupën e Botës të këtij viti në Katar.

Kategoritë
BotaLajmeSport