Rusia e shqetësuar lidhur me kalimin e anijeve britanike në Detin e Zi

Për incidentin me shkatërruesin e Marinës Mbretërore Britanike, Moska dhe Londra nuk patën dhe nuk kanë asnjë kontakt pas incidentit dhe marrëdhëniet midis dy vendeve janë “ngrirë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov

Rusia sot shprehu shqetësim lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm britanik Dominic Raab rreth kalimit të anijeve të Marinës Britanike nga Deti i Zi, duke paralajmëruar se Rusia do të marrë masa sa herë që shkelen ujërat e saj territorialë, raporton Anadolu Agency (AA).

Për incidentin me shkatërruesin e Marinës Mbretërore Britanike, Moska dhe Londra nuk patën dhe nuk kanë asnjë kontakt pas incidentit dhe marrëdhëniet midis dy vendeve janë “ngrirë”, u tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gazetarëve në Moskë.

“Rojet kufitare do të ndërmarrin veprime që u janë përshkruar atyre nga udhëzimet përkatëse në rast të shkeljes së kufirit shtetëror dhe, natyrisht, të gjitha mjetet diplomatike do të përdoren gjithashtu”, tha ai.

I pyetur se si të shmangen incidente të tilla, Peskov tha: “Është e nevojshme të përmbahen nga shkelja e kufirit shtetëror të Rusisë”.

Më 23 qershor, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rojet kufitare të vendit ndaluan një shkatërrues të Marinës Mbretërore Britanike – HMS Defender – që Rusia tha se po shkelte ujërat e saj.

Sipas ministrisë, Defender hyri në ujërat territorialë rusë pranë Kepit Fiolent në Detin e Zi, nuk iu përgjigj paralajmërimeve të forcave bregdetare ruse dhe u kthye vetëm kur u qëlluan të shtëna paralajmëruese.

Kategoritë
BotaLajme