Rusia: Goditëm 6 objektiva ushtarake ukrainase me armë me precizitet të lartë

“Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një helikopter ukrainas dhe tetë mjete ajrore pa pilot”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov

Rusia gjatë ditës së kaluar ka goditur me armë me precizitet të lartë 6 objektiva ushtarake ukrainase, përfshirë 5 depo municionesh dhe një bazë karburanti, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan gjithashtu një helikopter ukrainas dhe tetë mjete ajrore pa pilot (UAV)”, tha zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov në një konferencë të përditshme në Moskë.

“U goditën 52 objekte të tjera ushtarake, përfshirë tre poste komandimi, tre sisteme raketash të shumta lëshuese, një sistem të mbrojtjes ajrore Buk-M1, një radar të sistemit të mbrojtjes ajrore S-300 si dhe 10 zona të përqendrimit të pajisjeve ushtarake dhe 16 pikat mbështetëse të forcave ukrainase, tha Konashenkov.

“Në total, që nga fillimi i operacionit special ushtarak, 124 avionë dhe 81 helikopterë, 353 UAV, 1.839 tanke dhe mjete të tjera luftarake të blinduara, 202 raketahedhës të shumëfishtë, 773 armë artilerie fushore dhe mortaja, si dhe 1.711 njësi ushtarake speciale janë shkatërruar”, shtoi ai.

Kategoritë
BotaLajme