Rusia: Goditëm me armë me precizitet të lartë fabrikën për riparimin e tankeve në Kiev

“Me armë të precizitetit të lartë me distancë të gjatë goditëm nga ajri fabrikën për riparimin e tankeve në Kiev dhe punishten për riparimin e mjeteve teknike ushtarake në Mykolaiv”, tha Konashenkov

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se kanë goditur nga ajri me armë me precizitet të lartë fabrikën për riparimin e tankeve në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se kundër objektivave në Ukrainë janë përdorur armë me precizitet të lartë. “Me armë të precizitetit të lartë me distancë të gjatë goditëm nga ajri fabrikën për riparimin e tankeve në Kiev dhe punishten për riparimin e mjeteve teknike ushtarake në Mykolaiv”, tha Konashenkov.

Konashenkov vuri në dukje se gjatë natës njësitë ruse kanë goditur nga ajri 16 objektiva me raketa të precizitetit të lartë. Ai shpjegoi se në mesin e këtyre janë arsenale të raketave dhe artilerisë, sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, depo të mjeteve teknike ushtarake dhe disa njësi ushtarake.

“Pranë vendbanimit Izyum u godit në ajër një avion Su-25 i Ukrainës. Njësitë artilerike dhe raketore ruse, bombarduan 811 objektiva të njësive ukrainase, përfshirë 43 qendra komanduese, 8 autokolona me karburant për pajisjet ushtarake dhe 760 zona të grumbullimit të fuqisë njerëzore të armikut”, tha ai.

Konashenkov theksoi se deri më sot janë rrëzuar 133 avionë, 458 mjete ajrore pa pilot, janë shkatërruar 246 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 252 multi-raketahedhëse, 981 obusë dhe mortaja si dhe 2.146 mjete ushtarake të veçanta të ushtrisë së Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme