Rusia i përgjigjet SHBA-së për pretendime për ‘krime lufte’ në Ukrainë

Rusia i përgjigjet SHBA-së për pretendime për ‘krime lufte’ në Ukrainë

Rusia i është përgjigjur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, i cili ka thënë se Presidenti Vladimir Putin duhet të ndiqet penalisht për ‘krime lufte’ në kontekstin e zhvillimeve në Ukrainë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Mariya Zakharova këshilloi Shtetet e Bashkuara të fillojnë hetimet për krimet e luftës fillimisht nga Jugosllavia dhe Iraku.

“Le të fillojnë me bombardimet në Jugosllavi dhe pushtimin e Irakut. Ata mund të gjejnë edhe regjisorët kryesorë të skenave në Srebrenicë. Dhe, natyrisht, drejtorët e tregtisë së organeve në Kosovë nën maskën e zyrtarëve amerikanë. Pasi të mbarojnë mund të fillojnë nga bombardimi i Japonisë me armë bërthamore”, tha Zakharova në llogarinë e saj në Telegram.

Ndërkaq ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në lidhje me çështjen tha se “Ndërgjegjja e politikanëve amerikanë që filluan luftën në Irak me pretekste të njohura, të cilët së bashku me partnerët e tyre të NATO-s shpërbënë Libinë, që hynë në Siri, nuk është në gjendje të mirë”.

Biden thotë se do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë pas akuzave për ‘masakrën në Buça’.

Duke e quajtur Putinin ‘kriminel lufte’ Biden tha se “Ai është një kriminel lufte, por ne duhet të mbledhim informacione”.

Ushtria ruse filloi një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova