“Rusia ka mbledhur mijëra mercenarë nga Siria për të luftuar në Ukrainë”

“Rusia ka mbledhur mijëra mercenarë nga Siria për të luftuar në Ukrainë”

Rusia ka hapur gjithsej 14 qendra në Siri për të mbledhur mercenarë nga rajoni i regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri me qëllim për t’i dërguar për të luftuar në Ukrainë.

Rusia ka hapur gjithsej 14 qendra në Siri për të mbledhur mercenarë nga rajoni i regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri me qëllim për t’i dërguar për të luftuar në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që AA-ja ka marrë nga burime të besueshme, thuhet se forcat ruse në Siri me fillimin e luftës nga Rusia më 24 shkurt në Ukrainë kanë kaluar në veprim për të mbledhur mercenarë nga Siria për t’i dërguar që të luftojnë në radhët e tyre në Ukrainë.

Për këtë qëllim janë hapur 14 qendra regjistrimi, përfshirë kryeqytetin Damask dhe qytetet Halep, Hama, Latakia, Deir ez-Zor, Rakka dhe Dera.

Në qendrat nën përgjegjësinë e forcave speciale ruse në Siri, kanë aplikuar mijëra persona nga milicët mbështetës të regjimit të Asadit të emërtuar “Shabiha” dhe nga njësitë pro-regjimit nën udhëheqjen e Rusisë të emërtuar si Korpusi i 5-të.

Në mesin e atyre që kanë aplikuar mësohet se do të kenë përparësi ata të cilët kanë përvojë në përdorimin e snaiperëve dhe armëve të rënda, raketahedhës, topa dhe mortaja.

Për luftëtarët që kërkohet të dërgohen në Ukrainë do të bëhet një marrëveshje për të paktën 6 muaj dhe gjatë kësaj periudhe do të paguhen nga 300 deri në 600 dollarë nën muaj.

Mësohet se luftëtarët me përvojë ushtarake, aplikimet e të cilëve pranohen, do të dërgohen në Ukrainë pas një trajnimi të shkurtër në bazën ruse Himejmim në Latakia.

Rusia edhe më parë nga rajoni i regjimit ka dërguar mijëra luftëtarë për të luftuar në Libi në radhën e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura në lindje të Libisë.

– Putin dha miratim për luftëtarët “vullnetarë” nga Lindja e Mesme që do të përfshihen në anën e Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në takimin e Këshillit të Sigurisë që zhvilloi nëpërmjet internetit dha urdhër që “luftëtarët vullnetarë” të cilët do të vijnë nga Lindja e Mesme dhe që do marrin pjesë në anën e Rusisë të dërgohen në zonat e konfliktit në Ukrainë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu tha se 16 mijë “vullnetarë” kryesisht nga Lindja e Mesme kanë aplikuar për të luftuar kundër ushtrisë së Ukrainës. “Sigurisht që e shohim të drejtë të japim përgjigje pozitive ndaj kësaj, aq më tepër që këto kërkesa nuk janë kryesisht për para, por janë dëshirë e këtyre njerëzve. Shumë prej tyre i njohim, ata kanë ndihmuar në luftën kundër organizatës terroriste DEASH në kohën më të vështirë në këto 10 vitet e fundit”, tha Shoygu.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova