Rusia: Kemi shkatërruar armët që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin shkatërruar një sasi të madhe armësh të ardhura nga perëndimi në Ukrainën juglindore me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ky reagim ka ardhur pasi u publikuan imazhe të raketave të lëshuara për shkatërrimin e armëve të ardhura nga perëndimi.

Rusia pretendon se raketat e saj kanë shkatërruar armët që ndodheshin në një fabrikë alumini në qytetin juglindor të Zaporizhzhia.

SHBA dhe Britania kanë nxitur aleatët të dërgojnë më shumë armë të rënda në Ukrainë për të ndikuar në konflikt.

Të martën, Gjermania njoftoi se planifikonte të dërgonte tanke kundërajrore, duke shënuar një shkëputje nga qasja e saj e mëparshme e kujdesshme për dërgesat e armëve.

Kategoritë
BotaLajme