Rusia kryen stërvitje ushtarake në Detin e Zi me mbi 30 anije luftarake

Anijet luftarake sipas planit lundruan nga porti Sivastopol dhe Novorossisk, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se më shumë se 30 anije luftarake të marinës ruse kanë lundruar në Detin e Zi për të kryer një stërvitje ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Anijet luftarake lundruan nga portet e Sivastopol dhe Novorossysk siç ishte planifikuar”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Më 20 janar, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se do të zhvillojë stërvitje ushtarake në të gjitha zonat e saj dhe nga të gjitha fushat ushtarake në muajin e ardhshëm.

Në njoftim thuhet se në këto stërvitje do të marrin pjesë 140 anije detare, 60 avionë dhe mbi 10 mijë ushtarë.

Stërvitjet u njoftuan në mes të tensioneve të larta me Ukrainën

Kategoritë
BotaLajme