Rusia ndërron taktikë, nis sisteme raketore në kufi me Finlandën

Rusia po dërgon mjete të rënda ushtarake në kufi me Finlandën përfshirë edhe sisteme të mbrojtjes raketore, raporton DailyMail 

Siç shkruan tabloidi britanik, Rusia ka nisë lëvizjen e sistemeve raketore drejt kufirit me Finlandën disa orë pasi Kremlini paralamëroi fqinjin e saj verior kundër anëtarësimit në NATO.

Sistemet raketore besohen të jenë të tipit K-300P të dizajnuara për të neutralizuar anijet luftarake dhe avionët luftarakë.

Dislokimi rus vjen pasi kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se ajo pret që qeveria e saj ‘do t’i japë fund diskutimit përpara mesit të verës’ nëse do të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Sondazhet e fundit të opinioneve nga një kompani finlandeze e kërkimit të tregut tregojnë se 84% e finlandezëve e shohin Rusinë si një “kërcënim të theksuar ushtarak”, me 25% më shumë se vitin e kaluar.

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi në mënyrë eufemiste se masa nuk do të ‘përmirësonte’ situatën e sigurisë në Evropë dhe ligjvënësi i Moskës Vladimir Dzhabarov shtoi më troç se do të thoshte ‘shkatërrim i vendit’.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se aleanca mbetet një mjet i orientuar drejt konfrontimit dhe zgjerimi i mëtejshëm i saj nuk do të sjellë stabilitet në kontinentin evropian”, tha Peskov.

Kategoritë
BotaLajme