Rusia nuk ndalet, Bideni shpall sanksione të reja

Pushtimi i Ukrainës ka hyrë në ditën 16-të. Qindra njerëz janë vrarë deri më tani si pasojë e sulmeve ruse. Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës të enjten kanë zhvilluar takimin e parë që nga nisja e pushtimit, por pa ndonjë rezultat

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është duke mbajtur konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë dhe pritet të njoftojë se SHBA-ja, së bashku me G7-n dhe Bashkimin Evropian, do të bëjnë thirrje për revokimin e statusit të marrëdhënieve të përhershme tregtare me Rusinë.

Çdo vend pritet ta zbatojë këtë masë bazuar në proceset e veta kombëtare. Kongresi ka bërë përpjekje për të anuluar marrëdhëniet e përhershme normale tregtare të Rusisë.

Bideni paralajmëroi se do të ketë sanksione edhe më të ashpra ndaj oligarkëve rusë e familjarëve të tyre.

Kategoritë
BotaLajme