Rusia pretendon se avioni i NATO-s fluturoi në destinacionin e avionëve civilë në Detin e Zi

“Rritja e intensitetit të avionëve të NATO-s pranë kufijve të Rusisë, përfshirë rajonin e Detit të Zi, krijon rreziqe për përjetimin e ngjarjeve të rrezikshme për avionët civilë”, tha Rosaviatsiya.

Agjencia Federale Ruse e Aviacionit (Rosaviatsiya) pretendon se avioni zbulues i NATO-s fluturoi mbi destinacionin e avionëve civilë në Detin e Zi.

Në një deklaratë me shkrim nga Rosaviatsiya thuhet se avioni zbulues i llojit CL-600 të NATO-s, fluturoi mbi destinacionin e trafikut ajror të përcaktuar për avionët civilë duke kryer një fluturim në një lartësi prej 9.200 metrash në ujërat e hapura të Detit të Zi më 3 dhjetor.

“Avioni zbulues në fjalë nuk i është përgjigjur paralajmërimeve. Rritja e intensitetit të avionëve të NATO-s pranë kufijve të Rusisë, përfshirë rajonin e Detit të Zi, krijon rreziqe për përjetimin e ngjarjeve të rrezikshme për avionët civilë”, thuhet në deklaratën e Rosaviatsiya.

Gjithashtu edhe kompania ajrore ruse Aeroflot njoftoi se më 3 dhjetor avioni i udhëtarëve “А330-300” i linjës Tel Aviv-Moskë mori udhëzime për të ndryshuar lartësinë ku po fluturonte. Pretendohet se kjo ndodhi për shkak se një avion tjetër po kryente kalim në të njëjtin destinacion.

Kategoritë
BotaLajme