Rusia publikon pamje të aeroplanëve luftarakë mbi Bjellorusi

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video ku thotë se shihen dy aeroplanë bombardues të tipit Tu-22M3 në hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Ministria ruse tha se bombarduesit e tipit “Tu-22M3” e patrulluan hapësirën ajrore dhe ndihmuan në testimin e sistemit të përbashkët të mbrojtjes ajrore të Bjellorusisë e Rusisë, shkruan Independent.

Zhvillimet e fundit vijnë në kohën më të tensionuar deri më tani, pas muajve me migrim masiv në kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë e më pak edhe me Letoninë. Këto tri shtete shtrihen në kufirin lindor të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar regjimin e Presidentit Aleksander Lukashenko se po përpiqet të krijojë jostabilitet me një valë të re të migrimit masiv drejt Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së pretendojnë se Bjellorusia është duke u hakmarrë për sanksionet që blloku ia ka vendosur qeverisë autoritare të Lukashenkos për shtypjen brutale të protestave e pakënaqësive brenda vendit.

https://twitter.com/hashtag/RussianArmy?src=hashtag_click

Kategoritë
BotaLajme