Rusia pushton qytetin Slavutych të Ukrainës

Kryetari i Bashkisë së qytetit Slavutych të Ukrainës, Yuriy Fomichev deklaroi se që nga sot qyteti është pushtuar nga Rusia.

Kryetari i Bashkisë së qytetit Slavutych të Ukrainës, Yuriy Fomichev deklaroi se që nga sot qyteti është pushtuar nga Rusia.

Fomichev në një deklaratë nëpërmjet një video-mesazhi njoftoi se tre ditë më parë nga forcat ruse morën ultimatum për të dorëzuar qytetin pa luftuar. “Pavarësisht kësaj mbrojtëm me vendosmëri qytetin. Por, Slavutych që nga sot është nën pushtim”, tha ai.

Fomichev më tej shtoi se aktualisht po zhvillon negociata me pushtuesit lidhur me evakuimin e civilëve nga qyteti.

Slavutych njihet si qyteti satelit i Centralit Bërthamor të Çernobilit, ku jetojnë kryesisht inxhinierë dhe ekspertë.

Kategoritë
BotaLajme