Rusia vendos 287 deputetë britanikë në listën e sanksioneve

Ky hap vjen si përgjigje ndaj sanksioneve të mëparshme që Britania e Madhe vendosi ndaj deputetëve rusë

Autoritetet ruse kanë sanksionuar 287 anëtarë të dhomës së ulët të Parlamentit Britanik në përgjigje të sanksioneve britanike të vendosura më parë ndaj Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Rusisë rikujtoi se qeveria britanike vendosi 386 anëtarë të parlamentit rus në listën e sanksioneve më 11 mars dhe se Rusia kishte vendosur sanksione për 287 anëtarë të Dhomës së Ulët britanike.

Në deklaratë thuhej se deputetët britanikë të sanksionuar kishin një rol shumë aktiv në krijimin e sanksioneve anti-ruse dhe se ata po intensifikonin “histerinë antiruse”.

Moska publikoi emrat e deputetëve britanikë të sanksionuar, të cilëve iu ndalua hyrja në Federatën Ruse.

Kategoritë
BotaLajme