Sallahu për deklarimin e pasurisë së profesorëve e mjekëve: S’është hakmarrje

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie, tha se futja e mjekëve dhe profesorëve në listën e personave që duhet të deklarojnë pasurinë nuk ka të bëjë me hakmarrje, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk ka dhënë detaje se kur do të miratohet ky ligj në Kuvend dhe se kur do të hyjë në fuqi.

“Ekspertët tanë kanë vlerësuar se këto dy kategori duhet të futen në deklarim të pasurisë mjekët dhe profesorët sepse ata marrin pagë nga shteti i Kosovës”.

“Pra është dakordim i të gjithë grupit dhe ne jemi të vendosur që të votohet në Kuvend”.

Ndërkaq për vizitën e paralajmëruar ne Maqedoninë e Veriut për ta vizituar grupin e Kumanovës, Sallahu se është shtyrë për një ditë tjetër, për siç ka thënë ai duhet të merren procedura të tjera.

Kategoritë
LajmeVendi