“Sami Lushtakut i ndalohet kandidimi për kryetar të Skenderajt”

Gjatë ditës së djeshme është konfirmuar kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës. Por drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj, ka thënë se partia e tij mund të ia konfirmoj kandidaturën për kryetar, por Lushtaku s’mund të garojë si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetues.

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me kandidaturën e Lushtakut, duke thënë se Lushtaku s’mund të marrë pjesë në zgjedhje në bazë faktit se të njëjtit i është konfirmuar një dënim nga Gjykata e Apelit në vitin 2020.

Postimi i tij i plotë:

PDK mundet me ja konfirmu Sami Lushtakut kandidaturen per Skenderaj, ama Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese ia ndalon, marr per baze faktin se te njejtit iu ka konfirmu nje denim nga Gjykata e Apelit ne vitin 2020.

Kush eshte i denuar ne tre vitet e fundit me vendim te formes se prere, nga dita e mbajtjes se zgjedhjeve ka pengese juridike per te kandiduar qofte ne nivel qendror apo komunal.

Kategoritë
LajmeVendi