Sarajevë, 11 dokumentarë do të konkurojnë në Festivalin e 4-t të Filmit Dokumentar

Festivali pesë-ditorë, me Anadolu Agency si partnerin e tij global të komunikimit, mburret me listën e dokumentarëve të klasit botëror nga e gjithë bota.

Njëmbëdhjetë filma dokumentarë do të konkurojnë në Festivalin e 4-t të Filmit Dokumentar të Al Jazeera Balkans në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, që fillon sot, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali pesë-ditorë me Anadolu Agency si partnerin e tij global të komunikimit, mburret me listën e dokumentarëve të klasit botëror nga e gjithë bota.
Festivali përmban gjithsej 23 dokumentarë, përfshirë premierat botërore të gjashtë dokumentarëve, premierat rajonale të tetë dokumentarëve dhe shfaqje speciale të tre të tilla.

Drejtori i ngjarjes Edhem Foco tha për AA se festivali i këtij viti po organizohet nën sloganin “Sfida”. “Vështirësitë me të cilat po përballemi kohët e fundit na kanë tërhequr aq thellë saqë tani mund të shohim vetëm veten dhe vështirësitë me të cilat përballemi”, tha ai.

“Me këtë parullë, ne donim të tregonim se vështirësitë që ndonjëherë i ekzagjerojmë kanë një dimension tjetër dhe të shikojmë vështirësitë serioze nga perspektiva e të tjerëve”, tha ai.

Foco tha se festivali i këtij viti përfshin filma nga India, Afganistani, Kenia dhe Bosnjë e Hercegovina. Këtë vit festivali do të zhvillohet si online (www.ajbdoc.ba) ashtu edhe në kinema.

Duke treguar se si Al Jazeera Balkans është produksioni më i rëndësishëm i dokumentarëve në rajon, Foco tha se produksionet fituese në edicionet e parë dhe të dytë të festivalit përfunduan duke u nominuar për Oscar. Interesimi publik për filmat dokumentarë është rritur falë festivalit, tha ai.

“Festivali i këtij viti do të shfaq produksione nga Azia, Evropa, Afrika dhe Amerika e Veriore. Ndonjëherë është e vështirë të zgjedhësh se cilët filma do të shfaqen sepse secili film ka karakteristikat e veta dhe një auditor që i pëlqen”, tha Foco.

Dokumentari afgan 20 vjet në përgatitje

Këtë vit festivali mburret me një film në kohë, një dokumentar nga Afganistani i cili u xhirua gjatë dy dekadave, ose për aq kohë sa ishte prania e SHBA-së dhe NATO-s e cila përfundoi këtë verë në skena kaotike të transmetuara në të gjithë botën.

“Imagjinoni që xhironi një film për 20 vjet, duket si një situatë e pamundur në filmat artistikë”, shpjegoi Foca.

“Por, kjo është veçoria e këtij produksioni, regjisori po xhiron një djalë të vogël të pastër dhe të pafajshëm, ju mund të shihni transformimin që ndodh në një kohë të shkurtër dhe mund të habiteni dhe trishtoheni. Në këtë mënyrë, ndjenja juaj e ndjeshmërisë bëhet më e fortë”, tha ai.

Caktohet dhënia e 3 çmimeve

Tre çmime do të jepen në festival. Një juri ndërkombëtare prej pesë anëtarësh do të zgjedhë filmin më të mirë nga programi i kompeticionit dhe do të paraqesë Çmimin Kryesor AJB DOC. Të gjithë filmat në programin e kompeticionit konkurrojnë edhe për Çmimin e Programit AJB, të dhënë nga Juria e Departamentit të Programit Al Jazeera Balkans. Të gjithë filmat e shfaqur në festival do të konkurrojnë gjithashtu për Çmimin e Publikut.

Festivali synon të inkurajojë shkrimtarët dhe dokumentarët që merren me fenomenet shoqërore duke u përqendruar në vlerat universale njerëzore, përfshirë filmat dokumentarë të përshtatur për transmetimet televizive.

Kategoritë
Kulturë