Sarajevë, shënohet 30-vjetori i themelimit të Ushtrisë së Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës

Në ceremoni morën pjesë presidenti i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, anëtari kroat i Këshillit, Zheljko Komshiç, si dhe komandantë dhe burokratë të lartë

SARAJEVË (AA) – Në varrezën e Dëshmorëve Kovaçi në Sarajevë u mbajt një ceremoni përkujtimore në kuadër të aktiviteteve të 30-vjetorit të Ushtrisë së Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës (ARBIH), raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoni morën pjesë presidenti i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, anëtari kroat i Këshillit, Zheljko Komshiç, si dhe komandantë dhe burokratë të lartë.

Pas ceremonisë, Xhaferoviq tha se Bosnjë dhe Hercegovina nuk mund të ekzistonte pa ARBIH-së, se themeluesit e ARBIH-së luftuan për integritetin e vendit dhe për jetën e barabartë të çdo qytetari dhe se ky është një fakt historik i paharrueshëm.

Duke theksuar se 30-vjetori i themelimit të ARBIH-së është një ditë e rëndësishme në historinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, Komshiq tha: “Përkujtimi i njerëzve që dhanë jetën për këtë vend ka një rëndësi të madhe si nga pikëpamja humanitare, ashtu edhe ajo morale. Kishte prej tyre që dhanë shëndetin dhe mbetën invalidë, që ne të jetojmë në paqe dhe stabilitet sot në këtë vend. Duhet t’i kujtojmë ata”.

E themeluar më 15 prill 1992, menjëherë pas fillimit të luftës në Bosnjë, ARBIH u definua si Ushtria e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës në Traktatin e Paqes të Dejtonit që i dha fund luftës. Pas reformave të mbrojtjes të zbatuara në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet në vijim, ARBIH formoi Forcat e Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës së bashku me Këshillin Kroat të Mbrojtjes (HVO) dhe Ushtrinë e Republikës Sërpska (VRS).

Kategoritë
LajmeRajoni