Sarkozy shpallet fajtor për financim të paligjshëm të fushatës parazgjedhore

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për financimin ilegal të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për financimin ilegal të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

Vendimi u mor sot nga Gjykata në Paris. Aktvendimi u lexua nga kryetarja e Këshillit të 11-të korrektues, Caroline Viguier, së bashku me aktvendimet për 13 persona të tjerë të pranishëm, të akuzuar për bashkëpunim në financimin e paligjshëm të fushatës. Të 13-të gjithashtu u shpallën fajtorë.

Seancat e Sarkozy-t zgjatën nga 20 maji deri më 22 qershor.

Sipas raporteve mediale, Sarkozy erdhi për të dëshmuar vetëm një herë gjatë asaj kohe.

Prokurorët theksuan se Partia Konservatore e Sarkozy-t shpenzoi gati dyfishin e shumës ligjore për tubime të mëdha publike në fushatë ndërsa më pas angazhoi një agjenci miqësore të marrëdhënieve me publikun për të mbuluar shpenzimet.

Sarkozy i tha gjykatës se nuk ishte i përfshirë në logjistikën e fushatës së tij dhe nuk e dinte se si u shpenzuan paratë gjatë zgjedhjeve.

Kategoritë
BotaLajme