Sateliti turk shkrep pamje të anijes së bllokuar në Kanalin e Suezit

Sateliti i Observimit Göktürk-1 ka shkrepur pamje që tregojnë anijen e bllokuar “Ever Given”, në Kanalin e Suezit.

Sateliti turk i Observimit Göktürk-1 ka shkrepur pamje që tregojnë anijen e bllokuar në Kanalin e Suezit në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një anije masive panameze e ngarkesave, Ever Given, u bllokua ndërsa kalonte nëpër kanal të martën në mëngjes.

Ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, autoritetet thonë se mund të duhen disa ditë, madje edhe javë, për ta zhbllokuar anijen, duke shkaktuar shqetësime për shkak të vonesave të mëdha në furnizimet e naftës.

Kanali i Suezit konsiderohet si një nga kanalet dhe ngushticat më të rëndësishme në botë. Ajo është rruga më e shkurtër e transportit ndërmjet Evropës dhe Azisë dhe një nga burimet kryesore të valutës së huaj për Egjiptin.

Ekspertët kanë paralajmëruar se bllokimi në fjalë mund të shkaktojë humbje për Egjiptin dhe tregtinë botërore.

Kategoritë
BotaLajme