SBASHK-Qeverisë: Mos i ikni takimeve e dialogut se po e dërgoni arsimin drejt grevës

Me anë të një kumtese për media, bëhet e ditur se kjo sindikatë i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të takohen për dialog për të gjetur zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit dhe të shumë institucioneve të kulturës, e për ligjin e pagave.

Po ashtu bëhet e ditur se ua kanë adresuar shumë herë edhe kërkesën, që ata e quajnë modeste, për një shtesë në pagë prej 100 eurosh për të gjithë të punësuarit në arsim e kulturë deri sa të fillojë aplikimi i ligjit të pagave.

“Kemi pritur se do të ndodhin takime dhe dialog i mirëfilltë, por deri tani kjo nuk ndodhi. Aq më tepër në përpjekje për të pasur takime e dialog i kemi dërguar letra Presidentes së Kosovës dhe Kryetarit të Parlamentit të Kosovës që të shfrytëzojnë pozitivisht autoritetin e tyre dhe të ndihmojnë që të ketë dialog frytdhënës”, thuhet më tej në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi