Scholz: Gjermania ndan 100 miliardë euro shtesë për mbrojtjen

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se kjo luftë do të jetë katastrofike për Ukrainën, si dhe një fatkeqësi për Rusinë, por tha se “do të bëhet gjithçka e nevojshme për të siguruar paqen në Evropë”

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Gjermania, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, ka vendosur të sigurojë një fond shtesë prej 100 miliardë eurosh për mbrojtjen.

Scholz tha se Putin donte të fshinte një vend demokratik dhe të pavarur nga harta e botës, se ai nuk do të ndryshonte kursin brenda natës, por se Moska së shpejti do të ndjente se sa do të paguante.

Scholz iu drejtua anëtarëve të Bundestagut gjerman në një seancë për Ukrainën dhe gjatë fjalimit të tij nënvizoi se si ata vendosën të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes pasi Rusia sulmoi Ukrainën.

“Ne po krijojmë një fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për mbrojtjen. Ne do t’i përdorim fondet për investimet e nevojshme dhe projektet e armëve”, tha Scholz.

Sipas planit, kancelari gjerman njoftoi se tani e tutje do të investojnë çdo vit më shumë se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje.

Duke thënë se janë marrë masa për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, Scholz shtoi: “Ne do të duhet të investojmë shumë më tepër në sigurinë e vendit tonë. Kjo është një përpjekje e madhe kombëtare”.

Ai dënoi ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës ndërsa potencoi se “bota nuk është më e njëjta si bota më parë”.

Scholz tha se me këtë sulm, Putini “dëshiron të fshijë shtetin demokratik dhe të pavarur nga harta e botës”, duke shtuar se “Putini po bie në pozicion jashtë loje në bashkësinë ndërkombëtare”.

Jemi në anën e drejtë të historisë

Ai tha se vendi i tij do të mbështesë Ukrainën.

“Si demokratë dhe evropianë, ne qëndrojmë pranë jush (ukrainasve) në anën e drejtë të historisë”, tha Scholz.

Duke theksuar se qeveria gjermane vendosi dje të dërgojë armë në Ukrainë, Scholz shtoi: “Nuk ka përgjigje tjetër për agresionin e Putinit”.

Putini dëshiron të krijojë Perandorinë Ruse

Duke vënë në dukje se BE-ja ka marrë vendim të vendosë sanksione të ashpra ndaj Rusisë, përfshirë përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi financiar SWIFT, Scholz tha se Putini nuk do të ndryshojë kursin brenda natës, por se “administrata ruse së shpejti do të ndiejë se sa do të paguajë”.

Ai mendon se kjo luftë do të jetë katastrofike për Ukrainën, por gjithashtu do të jetë një katastrofë për Rusinë. Scholz theksoi se ai “do të bëjë gjithçka të nevojshme për të siguruar paqen në Evropë”.

Sipas tij, Putini dëshiron të riorganizojë tërësisht kushtet në kontinentin evropian siç mendon ai. “Kushdo që lexon artikujt historikë të Putinit, sheh shpalljen e tij të luftës ndaj Ukrainës ose flet me të për orë të tëra, si unë, nuk ka dyshim se Putini dëshiron të rivendosë Perandorinë Ruse”, tha Scholz.

Është e rëndësishme që Evropa të vazhdojë me teknologjinë

Scholz foli më tej për nevojën për të marrë vendime për investime. Ai theksoi se është e rëndësishme që Evropa të jetë në këmbë në kuptimin teknologjik, që të prodhojë gjenerata të reja të avionëve luftarakë dhe tankeve me partnerët evropianë, veçanërisht me Francën.

“Këto projekte janë prioriteti ynë kryesor”, tha ai.

Duke kujtuar se kontratat për dronin (Europa drone) që do të prodhohet në Evropë janë nënshkruar këtë javë, kancelari gjerman tha se po vazhdojnë procesin e blerjes së dronit të armatosur Heron nga Izraeli.

“Ne nuk do të ndalemi derisa të vendoset paqja në Evropë”, shtoi Scholz.

Kategoritë
BotaLajme