S’e mori asnjë votë nga familjarët, kandidati i Nismës ankohet në PZAP

Kandidati për Asamblenë e Kuvendit të Ferizajt nga Nisma Socialdemokrate, Petrit Rekaj ka kërkuar hapjen e kutive në qendrën e vendvotimit ku kanë votuar familjarët e tij.

Në vendvotimin ku votuan familjarët e tij, atij nuk i figuron se ka marrë ndonjë votë. Kështu, ai e ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me këtë çështje. PZAP, ka vendosur ta pranojë kërkesën e tij.

PZAP-ja ka vendosur që të rinumërohen fletëvotimet në vendvotimin e klasifikuar “2501Y/11R”, në të cilin votuan familjarët e tij.

“PZAP-i, me datë 04.11.2021, ka pranuar apelin Anr.884/2021 të paraqitur nga Petrit Rekaj nga Subjekti Politik Nisma Social Demokrate, me seli në Prishtinë , dega në Komunën e Ferizajt, me të cilën pretendon se në vendvotimin 2501Y/11R është shrembëruar vullneti i qytetarëve, në këtë vendvotim kanë votuar familajrë të mi dhe pas numërimit këto vota mungojnë”, thuhet në vendim.

“Kjo e bënë të qartë edhe formulari i cili është prekur qëllimisht. PZAP-i, pas shqyrtimit të apelit, vlerësimit të pretendimeve ankimore, blerësimit të provave të bashkangjitura, në apel ne kuptim të nenit 105 paragrafi 1, dhe nenit 117 paragrafët 2 dhe 3 të LZP-së, gjeti se Apeli është i bazuar”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Kategoritë
LajmeVendi