Seanca do të vazhdojë të hënën

Kanë përfunduar diskutimet në lidhje me ecurinë e deritanishme të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Pikat e tjera të seancës së sotme, do të vazhdojë të hënën nga ora 10:00.

Kështu bëri të ditur i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Me këtë rast përfundojnë të gjitha diskutimet për këtë pikë. Meqë pikat tjera e kërkojnë edhe një kuorum të deputetëve, nga pika e pestë deri te pika e tetë propozoj që të vazhdojmë të hënën  nga ora 10:00”, tha Konjufca.

Pikat e rendit të ditës të cilat pritet të diskutohen të hënën janë:

  1. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
  4. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19 (të hënën më 14.06.2021).
Kategoritë
LajmeVendi