Sekretari Blinken: Ka dallim mes asaj që thotë dhe bën Rusia

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë “shenja reale të seriozitetit” nga Rusia për arritje të paqes, prej kur ky shtet ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Blinken i ka bërë këto komente pasi Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar bisedime për paqe dhe Moska ka bërë të ditur se do të “zvogëlojë në mënyrë drastike” operacionet luftarake në Kiev dhe Çernihiv, në mënyrë që të “rrisin besimin reciprok”

Turqia ka thënë se në bisedime është arritur përparimi më i madh në mes dy palëve, prej shpërthimit të luftës.

Mirëpo Blinken ka thënë se ka dallim mes asaj që thotë dhe bën Rusia, dhe se SHBA-ja është e fokusuar në këtë të fundit.

Ai ka thënë se Rusia duhet t’i japë fund agresionit dhe të tërheqë mbrapsht forcat.

Kategoritë
BotaLajme