Sekretari i NATO-s pas takimit me Kurtin: Dialogu mënyra e vetme për një zgjidhje të qëndrueshme politike

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur pas takimit që ka pasur sot me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, duke thënë se Aleanca Veriatlantike përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e që sipas tij është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Stoltenberg ka shkruar në Twitter se me Kurtin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Mirëprita Albin Kurtin, për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. NATO mbështet përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Stoltenberg.

Kategoritë
LajmeVendi