Sekreti dhe historia e trëndafilit të zi (Foto)

Sekreti dhe historia e trëndafilit të zi (Foto)

Të gjithë kanë parë trëndafila të llojeve dhe aromave të shumta në botë, por trëndafili i zi që rritet në mënyrë natyrale, i përket vetëm provincës Halfeti të rrethit Sanliurfa (Shanllëurfa) në Turqi.

Trëndafili i Halfetit është i veçantë për shkak të ngjyrës së tij të zezë dhe aromës unike, e cila lulëzon në pranverë. Në fakt, kjo është një lule, me ngjyrë bordo shumë të errët, e cila gjatë verës për shkak të cilësisë së veçantë të tokës dhe ujërave nëntokësore të lumit Eufrat në Halfeti bëhet krejtësisht e zezë.

Trëndafili i zi është bërë një lloj lule që ka hyrë në kulturë, art dhe madje edhe në letërsinë botërore, sekreti i saje është pasi qe ajo përfaqëson intrigën, misterin dhe pasionin në dashuri.

Ne anën tjetër sipas disa historianëve kjo lule e veçante është bere e njohur për herë te pare ne vitet 69 BC ku nga mbreti i Selçukeve, Alaadin Kejkubat është dhuruar mbretëreshës së parë Franceze Aquitaine’li Eleanor-ës, me të cilë thuhet se Aladdini kishte nje dshuri sekrete. /Gazetaere.com/

 

Kategoritë
Të ndryshme