Sekuestrohet një Tevrat i lashtë në Turqi

Tevrati i shkruar me dorë u sekuestrua në provincën Ardahan gjatë një kontrolli.

Forcat turke të sigurisë sekuestruan një Tevrat, librin e shenjtë hebre të shkruar me dorë, të veshur me ar në verilindje të vendit, njoftoi një burim i sigurisë.

Tevrati, i cili besohet të jetë një artefakt historik, u konfiskua gjatë një kontrolli rrugor në autostradën Ardahan-Kars, tha burimi në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.

Hetimet lidhur me ngjarjen kanë nisur.

Kategoritë
Të ndryshme